Revista Psikostil

Letrat e Seksit

Letra 1

Seksi më është kthyer në “punë të vështirë”. Çfarë të bëj?

Kam 10 vjet martesë dhe kam 2 fëmijë. Kur e njoha bashkëshortin tim isha shumë e re dhe pavarësisht se nuk ndieja tërheqje seksuale ndaj tij mendova se kjo nuk ishte shumë e rëndësishme. Vitet e para i kalova mirë me të, por tashmë seksi më është kthyer si një “punë e vështirë”. Jam e detyruar të kryej marrëdhënie seksuale pa dëshirë dhe shpesh më duket vetja si punonjëse seksi. Shpesh ia kam thënë këtë por ai nuk do t’ia dijë. Ndihem çdo herë e më keq. Nuk di çfarë të bëj?

Letra 2

Im shoq nuk dëshiron më të bëjë seks me mua. Ka një arsye?

Jam një emigrante nga Italia dhe pashë revistën tuaj online. Kam 11 vjet që jetoj në Itali bashkë me bashkëshortin dhe dy djem (7 dhe 9 vjeç). Im shoq del në mëngjes për në punë dhe kthehet në mbrëmje shumë vonë. Duke qenë se puna e tij është shumë e lodhshme ai ka filluar të humbë dëshirën për marrëdhënie seksuale. Nëse më parë kryenim marrëdhënie çdo natë tashmë kalojnë edhe dy javë dhe nuk më prek me dorë. Edhe kur i afrohem acarohet. Po ta lë unë ai as që kujtohet fare që edhe kjo gjë është pjesë e martesës. Jam shumë e shqetësuar dhe doja të dija se pse vjen kjo ftohje dhe si mund ta zgjidh?

Letra 3.

Te kolegu zbulova kënaqësinë e seksit! Si ta arrij me tim shoq?

Gjithnjë kisha menduar se unë jam tip i ftohtë dhe jo e dhënë pas seksit. Kam 15 vjet e martuar dhe asnjëherë nuk kisha përjetuar kënaqësi gjatë marrëdhënieve seksuale me tim shoq. Dëgjoja shumë që seksi ishte diçka shumë e bukur por unë nuk e kisha provuar kurrë shijen e seksit me tim shoq. Para disa kohësh me ra në kokë me një koleg dhe fillova të ndiej shumë tërheqje seksuale ndaj tij, aq shumë sa nuk po e njihja më veten. Kisha menduar se ishte te unë problemi ndaj dhe guxova të tradhtoj vetëm për të provuar se si ishte seksi me dikë që e ndieja që nga larg seksualitetin e tij. Nuk e di nëse kjo mund të shpjegohet por unë që kur kam bërë seks me të po më ikën mendja, kam dëshirë që ta provoj prapë. E di që kjo është e tmerrshme dhe unë po përpiqem ta frenoj veten që të mos ndodhë më, ama jam e lumtur për një gjë: sepse provova edhe unë një herë të vetme kënaqësinë e seksit. Pse nuk mund të provoj të njëjtën kënaqësi me tim shoq?
Komente (0)
Shkruaj Koment
Kontatet tuaja:
Koment:
Element Sigurie
Ju lutem shkruani kodin.