Revista “Psikostil” është një revistë mujore e cila gjendet në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri dhe Kosovë.
Kjo revistë është unike në llojin e vet dhe përfshin rubrika që prekin jetën tonë të përditshme me personazhe të njohur dhe te panjohur. Tema nga më të ndryshmet dhe tepër të rëndësishme për t’u analizuar do të trajtohen nga psikologët më në zë si dhe do të përcillen modele nga jeta reale përmes personazheve VIP: Divorci, dashuria, xhelozia, intimiteti, inatet, zemërimet, sukseset, dështimet, mirëqenia mendore, trupore dhe emocionale, kujdesi për veten –trupin dhe shëndetin, ambientin që na rrethon, kriza financiare dhe emocionale, tradhtitë, gabimet njerëzore, humbjet, dëshpërimet - dhe çdo detaj njerëzor do të përcillen në faqet e revistës “Psikostil”.
Revista “ Psikostil” i drejtohet të gjithë lexuesve që dinë të vlerësojnë cilësinë e jetës.
-
2010-08-08 06:05:48 | Redan Bushati - PershendetjeJu uroj pune te mbare dhe sa me shume sukses, pasi termi "psikologji" ne pergjithsi permendet ne mjediset tona, por veprimet tona te perditshme tregojne qarte per nje psikologji qe te le per te deshiruar. Dje, sot dhe neser do kemi nevoje perhere per pak apo shume psikologji apo edhe per ndonje "lavazh" te ftohte te mendjes sone. E rendesishme eshte qe te mudnohemi me menyra te ndryshme qe psikologjine ta bejme pjese te rendesishme te familjeve tona. Duhet te klikojme dhe te kerkojme per sa me shume info ne drejtimin psikologjik, pasi do jemi me te lehte ne perceptimin e botes dhe te gjerave rreth e rrotull nesh. Me nje psikologji konstruktive edhe vuajtjet e problemet marrin nje dinamike me ndryshe, me te bute. Dhe besoj se revista juaj do beje nje pune te tille, qe te "jetoje" brenda kater mureve te shtepijave te shqiptareve. Faleminderit
-
2010-06-15 10:26:20 | anonime - pershendetjeTe pershendes qe problemet personale i publikon ,eshte gjest i nje rasti shtrengese,por une mendoj se ti duhet te mundohesh te kuptosh babain tend .Nuk ka rol fare prejardhja ,ai duhet te kete arsye qe te shtrengon,nje bisede ne menyre te shtruar te ben mire.
-
2010-02-18 20:41:10 | Ilira - Me ndihmoni me keshillat tuajJam nje vajze 15 vjecare. Banoj ne amerike se bashku me mamin babin dhe me motren ime.babi im ngaqe eshe me prejardhje shiptare eshte konservativ. Nuk me lejon te dal nga dera e shtepise. te shkoj tek nje shoqe .Tash ngaqe ka pobleme dhe me mamin nuk me lejon te shkoj as tek gjyshja qe jeton ne po kete qytet.Ju lutem e me ndihmoni si mun une ta krijoj nje besim tek babi qe te fitoj lirshmerine time.

Nga: Mirela Sula

