Të dashur krijues që keni konkuruar me poezitë tuaja në revistën PSIKOSTIL sic mund ta keni vënë re kemi shpallur poezitë tuaja në faqen tonë të internetit për të votuar secili poezinë e tij të preferuar. Menduam se kjo do të ishte një mënyrë e mirë për të qenë më transparentë me ju por shumë prej jush janë ankuar me të drejtë për faktin se janë përdorur mënyra jo të ndershme votimi të cilat ne nuk i kishim menduar më parë.
Nuk na vjen aspak mirë që na duhet të ndryshojmë procesin e votimit por jemi të detyruar për të respektuar vlerësimin e saktë të poezive i cili tashmë do të bëhet jo përmes votimit të pakontrollueshëm në internet por përmes një jurie që përbëhet nga tre poetë të njohur shqiptarë.
JURIA DO TE PERFAQESOHET NGA:
Agron Tufa, Arjan Leka, Parid Teferici
Së shpejti do t’ju bëjmë me dije për vijimësinë e procesit
Duke shpresuar ne mirekuptimin tuaj ju urojme shume suksese
Stafi i Revistës PSIKOSTIL